Lajme
Komuna e Mitrovicës përkrahë 94 fermerë me motokultivatorë
- 16/03/2022
- By RTV Mitrovica
94 fermerë mitrovicas kanë përfituar motokultivatorë në kuadër të një projekti të Komunës së Mitrovicës dhe Organizatës Islamic Relief.
Nënshkrimi i kontratave me fermerët përfitues u bë nga drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu, nërsa të pranishëm në ceremoni ishin edhe përfaqësues nga organizata “Islamic Relief.
Drejtori Kadriu, ka thënë se ndihet i lumtur që falë projektit të përbashkët me “Islamic Relief ”, është mundësuar mbështetja e 94 fermerë të Mitrovicës, në mënyrë që bujqve tanë t’ju ofrohen kushte sa më të mira të punës.
Më tutje nga drejtori Kadriu është bërë e ditur se kjo drejtori do të vazhdojë të mbështesë dhe do t’i rrisë investimet në sektorin e bujqësisë, për t’i mbështetur fermerët përmes subvencioneve dhe grandeve të ndryshme.
Me rastin e dhënies së motokultivatorëve, ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga drejtori i Fondacionit Islamic Relief Kosova, Mohamed Soliman, të cilët edhe i kanë uruar bujqit përfitues.
“Uroj të gjithë fermerët përfitues të këtij projekti, andaj nga qeverisja komunale do të ketë përpjekje të vazhdueshme për rritje të subvencioneve në sektorin e bujqësisë, që të stimulohet bujku në kultivimin e prodhimeve bujqësore të cilat do të jenë të denja edhe për konkurrencën e tregut”, ka thënë kryetari Hamza.