Lajme
NJOFTIM : Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve
- 14/03/2022
- By RTV Mitrovica
![](https://rtvmitrovica.com/app/uploads/2022/03/212.jpg)
NJOFTIM
Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve’’, së fundi ka publikuar një thirrje për të gjithë kryetarët e komunave në Republikën e Kosovës që të aplikojnë për çmimin “Kryetari Komunal më Miqësor më Romët”, Ashkalinjtë dhe Egjiptianët”
Pjesë kyçe e kësaj fushate është konkursi “Kryetari Komunal më Miqësor me Romët, Ashkalinjtë dhe Egjiptianët”, i cili po zhvillohet paralelisht në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi. Qëllimi i kësaj thirrje është që të vlerësohen të gjitha ato komuna që kanë arritur të bëjnë përfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në: punsimë, arsimimi, strehim, kujdes shëndëtsor dhe luftimin e Antigjipsizmit.
Komuna fituese do të përfaqësohet nga kryetari i saj në një cermoni të ndarjes së çmimeve që do të mbahet në kuadër të Javës së Romëve nga data 16 deri më 19 maj 2022, në Bruksel, ku do të marrinë pjesë të gjithë kryetarët e komunavë nga vendet e Ballkani Perëndimor dhe Turqi dhe përfaqësues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësisë dhe Negociatave dhe Zgjerim të Komisioni Evropian, (DG NEAR).
Për më shumë informacione rreth çmimit dhe mënyrës së aplikimit, ju lutem gjeni të bashkëngjitur dokumentin me informacione, si dhe formularin që duhet të plotësohet dhe të dorëzohet bashkë më dokumentët mbështetës që kërkohen në aplikim.