Lajme

Mbahet mbledhja e parë e Komitetit për Komunitete

  • 10/03/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Me ftesë të kryesueses së KK-së, Vesa Broja, dhe në prani të anëtarëve të komitetit të enjten është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit për Komunitete në Mitrovicë.

Në këtë mbledhje është bërë zgjedhja e Kryesuesit të Komitetit për Komunitete si dhe zgjedhja e zëvendëskryesuesit të Komitetit për Komunitete, ku për herë të parë ky komitet do të përfshijë pesë komunitetet që jetojnë në Mitrovicë.

Me vota unanime kryesues i këtij komiteti u zgjodh Jeton Rrahmani, ndërsa zëvendëskryesuese, Elidiana Budini Haziri.

Nga anëtarët si dhe nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja, u premtua angazhim dhe bashkëpunim në këtë mandatë për të krijuar stabilitet dhe mirëqenie për pjesëtarët e komuniteteve.