Lajme
KKSB: Gjendje e qetë e sigurisë në Mitrovicë
- 09/03/2022
- By RTV Mitrovica
“Gjendja aktuale e sigurisë në Komunën e Mitrovicës është e qetë dhe nën kontrollë”, kështu u tha sot në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
Takimin e KKSB-së e drejtoi nënkryetari i komunës Arian Tahiri ndërsa përveç Drejtorit për mbrojtje dhe Shpëtim Bahtir Maxhuni në mbledhje të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përfaqësues nga Stacioni Jugor i Policisë, të Bashkësisë Islame, të Bashkësisë Protestante, Kishës Katolike, të komuniteteve, të OSBE-së dhe zyrtarë tjerë komunal.
Nga ky takim u shtrua nevoja e një bashkëpunimi sa më të ngushtë dhe koordinim për aktivizimin e mekanizmave kundër efekteve negative.