Lajme

Largohen mbeturinat te ” Ura e Fazlisë ” në Stan Tërg

  • 07/03/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Është larguar një deponi ilegale mbeturinash te Ura e Fazlisë në Stan Tërg të Mitrovicës.

Kjo u bë e ditur nga drejtori për Mjedis në Komunën e Mitrovicës Egzon Sadiku nëpërmjet një postimi në Facebook.

Sadiku ka shkruar se pastrimin e kësaj deponie e kanë bërë Drejtoria e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Pylltarisë në bashkëpunimin me Drejtorinë për Shërbime Publike dhe atë të Inspeksionit.

“Drejtoria e Mbrojtjes se Mjedisit dhe Pylltarisë, se bashku me atë të DSHPI-së dhe atë të Inspekcionit gjatë ditës së sotme kanë bërë pastrimin e deponisë ilegale në fshatin Stan Terg ( te Ura e Fazlisë).”

Nëpërmjet këtij postimi drejtori Sadiku ka lutur qytetarët që të tregojnë kujdes në ruajtjen e ambientit dhe vendit ku ata hedhin mbeturina.