Lajme
Mirënjohje për mësuesin e ndjerë Vesel Shabani
- 07/03/2022
- By RTV Mitrovica
Me rastin e 7 Marsit,”Diës së Mësuesit” është nderuar me mirënjohje ish veterani i arsimit tashmë i ndjerë Vesel Shabani.
Mirënjohjen për ish- veteranin e arsimit shqip, ushtar, në shtigjet e lirisë, të ndjerin Vesel Sefer Shabani, e ndau nënkryetari i Komunës së Mitrovicës Arian Tahiri.
Këtë mirënjohje si shenjë falënderimi për kontributin e dhënë shumëvjeçar në fushën e arsimit nga i ndjeri Veseli, e ka pranuar djali i tij Skender Shabani.
Nënkryetari Tahiri, tha se përmes kësaj dite ne i kujtojmë të gjithë mësimdhënësit që me punën, guximin dhe vetë sakrificën e tyre lanë gjurmë e bënë histori në arsimin shqip në Kosovë.