Lajme

DISKUTIM PUBLIK

  • 07/03/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

DISKUTIM PUBLIK
Në sallën e Kuvendit Komunal në Mitrovicë me dt.14.03.2022 duke filluar nga ora 10:00 do të mbahet diskutimi publik për Draft Planin – Harta Zonale Komunale.
Andaj i ftojmë banorët e lagjes “Qendra 1” dhe “Qendra 2”, që të marrin pjesë në këtë takim, ku përmes komenteve, propozimeve dhe vërejtjeve të kontribuojnë në kompletimin dhe rritjen e cilësisë së këtij plani, për një zhvillim të qëndrueshëm e në interes të përgjithshëm për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.
Njëkohësisht të gjithë qytetarët dhe të interesuarit e tjerë nga dita e publikimit të këtij njoftimi, të gjitha komentet, vërejtjet, sugjerimet dhe pikëpamjet mund t’i
japin përmes Ueb Faqes së Komunës https://kk.rks-gov.net/mitroviceejugut/ose
drejtpërdrejt tek zyrtari përgjegjës z.Nexhmi Hasani (email: nexhmi.hasani@rks-gov.net).