Lajme

Cramon në Mitrovicë

  • 05/03/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka qëndruar të premtën ne Mitrovicë.

Cramon është pritur në takim nga Kryetari I Komunës Bedri Hamza dhe nga Kryesuesja e Kuvendit Vesa Broja.

Hamza duke folur për gjendjen aktuale në Mitrovicë, ka thënë se arsimi, shëndetësia, të rinjtë dhe nxitja e zhvillimit ekonomik të qytetit mbeten prioritetet kryesore të qeverisjes lokale, ndërsa ka shprehur përkushtimin e tij për paqe e stabilitet dhe për një perspektivë evropiane të Kosovës.

Në anën tjetër Cramon ka ofruar mbështetjen e saj në krijimin e një klime të favorshme për investitorë të huaj në Kosovë dhe do të vazhdoi të përkrahë Kosovën në aspiratën e saj euro-integruese, në fuqizimin e brendshëm institucional dhe demokratik të saj.

Nga ky takim, të dy palët shprehën interesim për thellimin e bashkëpunimit në të mirë të qytetarëve të Mitrovicës.

Kryetari Hamza e ka shoqëruar Raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, për një vizitë tek Parku i Energjisë së Erës në Shalë të Bajgores, dhe kanë vlerësuar se rajoni i Mitrovicës ka potencial për investime në energji të ripërtëritshme.