Lajme

Nënkryetari Arian Tahiri vizitoi Zyrën Rajonale të Punësimit në Mitrovicë

  • 02/03/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Nënkryetari Arian Tahiri vizitoi Zyrën Rajonale të Punësimit në Mitrovicë
Nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, sot ka realizuar vizitë në Zyrën Rajonale të Punësimit në Mitrovicë, me ç’ rast është mirëpritur nga drejtori, Besmir Salihu.
Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i të arriturave dhe realizimi i aktiviteteve në Zyrën e Punësimit, si dhe për mundësinë e bashkëpunimit ndër institucional në shërbim të qytetarëve të Komunës së Mitrovicës.
Nënkryetari Tahiri përgëzoi drejtorin z. Salihu për punën që është duke e bërë ky institucion për të papunët e qytetit të Mitrovicës dhe ofroi mbështetjen e plotë të komunës, me synimin e vetëm zbutjen e papunësisë në Mitrovicë.