Lajme
Drejtori Maxhuni priti në takim përfaqësues të lartë të AME-së
- 02/03/2022
- By RTV Mitrovica
Drejtori Maxhuni priti në takim përfaqësues të lartë të AME-së
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahtir Maxhuni, sot ka pritur në takim drejtorin e Departamentit të Gatishmërisë në kuadër të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent AME/ MPB, z. Hajriz Sejdiu.
Në këtë takim morën pjesë edhe Ndërlidhësi i NATO-s me AME-në, major z. Keven Croal, koordinatori i qendrës regjionale 112 AME/MPB, Xhevdet Smakiqi, si dhe drejtorët e DSHPE-së nga Komuna e Vushtrrisë dhe Skenderajt.
Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi i gatishmërisë së Agjencisë së Menaxhimit Emergjent dhe nivelit lokal.
Përfaqësues të AME-së ofruan gatishmërinë e tyre në përmbushjen e detyrimeve të drejtorive përkatëse në rastet e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera.
Tema tjera diskutimi të cilat u shtjelluan në këtë takim ishin edhe pasqyrimi i gjendjes aktuale në fushën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera në nivel komune dhe atë qendror; Vlerësimi dhe zvogëlimi i rreziqeve në nivel komune si dhe planifikimi dhe ndërmarrja e masave të parandalimit, planeve parandaluese dhe inspektimeve me theks të veçantë në infrastrukturën kritike etj.