Lajme
Hapet ekspozita “Ngujimi” në Muzeun Shtetëror të Kristaleve dhe Mineraleve në Trepçë
- 01/03/2022
- By RTV Mitrovica
Hapet ekspozita “Ngujimi” në Muzeun Shtetëror të Kristaleve dhe Mineraleve në Trepçë
Në përkujtim të grevës së minatorëve, në Muzeun Shtetëror të Kristaleve dhe Mineraleve të Trepçës me iniciativë të profesorit e piktorit mitrovicas Skender Idrizi, në mënyrë simbolike është hapur ekspozita për ta kujtuar dhe nderuar sakrificën e minatorëve, të cilët për tetë ditë qëndruan të ngujuar në zgafellet e minierës.
Në hapjen e kësaj ekspozite ishte e pranishme edhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Valdete Idrizi.
Kjo ekspozitë mblodhi piktorë të mirënjohur nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët me shumë respekt e dashuri prezantuan pikturat e tyre të veçanta kushtuar grevës së minatorëve.
Ekspozita “Ngujimi” e cila ndërlidhet me vetë grevën e minatorëve do të jetë e hapur deri të premten në orën 16:00, andaj DKRS-ja fton të gjithë artdashësit ta vizitojnë këtë ekspozitë kaq të pasur e të veçantë, e cila është e vendosur në hapësirat e Muzeut të Kristaleve një vend mjaft atraktiv dhe mbresëlënës.