Lajme

QKMF “Dr. Nexhat Çuni” furnizohet me barna dhe me material mjekësor

  • 24/02/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

QKMF “Dr. Nexhat Çuni” furnizohet me barna dhe me material mjekësor
Drejtoria e Shëndetësisë njofton se sot ka filluar furnizimi me barna dhe material mjekësor i barnatores qendrore të QKMF-së, Laboratorit për Analiza, Sektorit të Mjekimit Urgjent, Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe Ambulancave të Mjekësisë Familjare në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor të Mitrovicës.
Sipas Drejtorisë për Shëndetësi ky furnizim është vetëm kontigjenti i parë i barnave dhe materialit mjekësor për këtë vit , i cili do të pasohet edhe nga kontigjente të tjera në bazë të nevojave për t’i dhënë fund mungesës së gjatë të barnave dhe materialit mjekësor në QKMF, QMF-të dhe AMF-të e Mitrovicës.
Ky furnizim arrin vlerën rreth 75 mijë euro dhe është realizuar nga buxheti i Komunës së Mitrovicës, e cila shëndetësinë e ka ndër top prioritetet e saj.