Lajme

Drejtori Tmava priti në takim përfaqësuesit e UN-Habitat-it dhe OJQ-të e Mitrovicës

  • 23/02/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtori Tmava priti në takim përfaqësuesit e UN-Habitat-it dhe OJQ-të e Mitrovicës
Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava, së bashku me shefin e këtij sektori, Mehmet Bajrami, gjatë ditës së sotme kanë pritur në takim përfaqësuesit e UN-Habitat-it, Fjolla Caka, dhe Shkumbin Hasani.
Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësuesit e OJQ-ve që veprojnë në Komunën e Mitrovicës.
Arsyeja e këtij takimi ishte përzgjedhja e një projekti me të cilin Komuna e Mitrovicës do të konkurroj në nivel të Komunave të Kosovës, ku projektet fituese do të përzgjidhen nga UN-Habitat-i në bashkëpunim me MAPL-në.
Me këtë rast, pas kërkesës së banorëve të Tunelit të Parë dhe falë bashkëpunimit me OJQ-të, Komuna e Mitrovicës është përcaktuar të aplikoj me projektin “Rivitalizimi i hapësirave publike në Tunel të Parë”.