Lajme

Sopranoja Elbenita Kajtazi emocionon publikun mitrovicas

  • 16/02/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Në ambientet e Muzeut të Qytetit, me rastin e ditës së Pavarësisë së Kosovës, ka performuar sopranoja me karrierë ndërkombëtare, Elbenita Kajtazi, e cila i ka dhuruar emocione të jashtëzakonshme publikut mitrovicas.

Në paraqitjen e saj sopranoja këndoi tri këngë shqipe, ku ajo pastaj u shpreh se përjetoi emocione dhe ndjenjë krenarie para bashkëvendasve.

Përveç sopranos Kajtazi në koncert performuan me piano, pianistja Anisa Suhodolli Mujka dhe me kitarë Erhan Mujka.

Ndërsa, në fjalën përshëndetëse, kryetari i komunës, Bedri Hamza, premtoi që në vitet e ardhshme Mitrovica do të bëhet me objekte të reja kulturore.

Në fund të këtij aktiviteti u bë edhe hapja e ekspozitës “Shkatërrimi i Mitrovicës gjatë Luftës së Viteve 1998-1999”, ku u prezantuan fotografi dokumentuese të shkatërrimit të qytetit të Mitrovicës përgjatë Luftës së viteve 1998-1999 nga autorë të ndryshëm si: Ismail Syla, Ismail Smakiqi, Besfort Hasani, Mustafë Meholli, Halit Berani dhe Ismail Imeri.