Lajme
Ekspozitë me libra dhe flamuj në biblioteken e qyteti Latif Berisha në Mitrovicë
- 16/02/2022
- By RTV Mitrovica
Në shënim të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, biblioteka e qytetit “Latif Berisha” në Mitrovicë ka organizuar ekspozitën me libra të periudhave të ndryshme të lavdishme të luftës së popullit tonë si dhe ekspozitën me flamujt e shteteve që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës.
Kjo ekspozitë e cila zyrtarisht u hap zyrtarisht sot në ora 9.00 do të qëndroj e hapur edhe javën e ardhshme. Kështu qytetarët do të kenë mundëi që gjatë këtyre ditëve sa ekspozita të jetë e hapur, ta vizitojnë biblioteken dhe të shetisin nëpër histori përmes librave.