Lajme
Të mërkurën prezantohet ekspozita “Shkatërrimi i Mitrovicës gjatë Luftës së Viteve 1998-1999”
- 14/02/2022
- By RTV Mitrovica
Në kuadër të programit festiv të 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në Muzeun e Qytetit të Mitrovicës të mërkurën prezantohet ekspozita me fotografi dokumentuese të shkatërrimit të qytetit të Mitrovicës përgjatë Luftës së viteve 1998-1999.
Fotografitë që do të prezantohen në këtë ekspozitë janë nga autorë të ndryshëm si: Ismail Syla, Ismail Smakiqi, Besfort Hasani, Mustafë Meholli, Halit Berani dhe Ismail Imeri.
Aspekti konceptual i ekspozitës dokumentuese u punua në bashkëpunim në mes të stafit profesional të muzeut si dhe bashkëpuntorëve si: Kushtrim Hoti, Anisa Suhodolli Mujka si dhe Lulzim Hoti.
Ekspozita pra do të prezantohet në Muzeun e Qytetit në Mitrovicë, me 16 shkurt në ora 18:00.