Lajme

Kryetari Hamza uron KB “Trepça” për titullin e fituar

  • 14/02/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari Hamza uron KB “Trepça” për titullin e fituar

Kryetari i komunës, Bedri Hamza, i cili mori pjesë në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në basketboll, ka uruar klubin mitrovicas Trepça për titullin e fituar si kampione e Kosovës.

“Pas shpalljes kampione e Kupës së Kosovës në basketboll, klubi Trepça na ka bërë që e tërë Mitrovica të mburret me lojtarët tanë të cilët arritën të sigurojnë edhe fitoren e madhe”, ka theksuar kryetari Hamza.

Ai më tutje ka uruar drejtuesit e klubit dhe lojtarët për titullin e fituar, të cilët na kanë dhuruar emocione të jashtëzakonshme jo vetëm sportdashësve të Mitrovicës por të gjithë Kosovës.