Lajme

Drejtori Tërnava ka pritur në takim përfaqësues nga USAID-i

  • 09/02/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Mitrovicës, Edison Tërnava, së bashku me bashkëpunëtor nga DPU dhe DGJKP, Besim Shala dhe Hasime Barku, kanë pritur në takim përfaqësuesit nga USAID-i, Diella Rugova dhe Vigan Perani.

Temë diskutimi në këtë takim ishte vazhdimi i bashkëpunimit në mes Komunës së Mitrovicës dhe USAID-it, si njëra nga Komunat e Kosovës e përzgjedhur nga ana e USAID-it për përkrahje në procesin e legalizimit.

Nga ky takim u dakorduan që bashkëpunimi të fokusohet në informimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve për procesin e legalizimit dhe asistencën e vazhdueshme për procesin e legalizimit dhe vlerësimin e të dhënave.

Me theks të veçantë u përmenden organizimi i takimeve me qytetarë në vise rurale për rëndësinë e legalizimit të ndërtimeve pa leje, shpërndarja e fletëpalosjeve nëpër zona/ hapësira me qarkullim të theksuar të qytetarëve në shitore dhe lokacione tjera të vizituara, si dhe promovimi statik në ambiente të jashtme në qendër të qytetit në hapësira publike.