Lajme

Komuna e Mitrovicës: Thirrja e mbledhjes së rregullt të Kuvendit të Komunës- seanca e 5-të

  • 08/02/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Thirrja e mbledhjes së rregullt të Kuvendit të Komunës- seanca e 5-të
KUVENDI I KOMUNËS SË MITROVICËS SË JUGUT
Nr. 02-060/01-0010189/22 dt. 07.02.2022
Mitrovicë
Në zbatim të nenit 43, të Ligjit Nr. 03/L-040 Për vetëqeverisje lokale; nenit 3, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2, dhe nenit 5, të Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr. 02/2015 për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës; nenit 50, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2, dhe nenit 52, paragrafi 1, të Statutit të Komunës së Mitrovicës; Kryesuesja e Kuvendit të Komunës për të mërkurën më dt. 16.02.2022:
T H Ë R R E T
Mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës
Seanca e 5-të
Mbledhja do të ketë këtë:
REND DITE:
1. Betimi i anëtares së Kuvendit znj. Nafije Rexha
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
3. Draft-Buxheti për vitin 2022 dhe parashikimet për vitet 2023-2024
4. Propozim-vendim për bartjen e pjesës së parë të të hyrave vetanake nga viti 2021 në buxhetin e vitit 2022
5. Raport nga tubimi i Kryetarit të Komunës me publikun mbajtur më dt. 29.12.2021
6. Pyetje dhe përgjigje
Mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuvendit duke filluar nga ora 10:00.
Mitrovicë Kryesuesja e Kuvendit
Vesa BROJA