Lajme
Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural me prioritet të veçantë zhvillimin e turizmit malor
- 03/02/2022
- By RTV Mitrovica
![](https://rtvmitrovica.com/app/uploads/2022/02/Drejtoria-per-Bujqesi-dhe-Zhvillim-Rural-me-prioritet-te-vecante-zhvillimin-e-turizmit-malor-1.jpg)
Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu, ka vizituar Bardhosh Asllanin banor i fshatit Rashan të Mitrovicës, i cili me bujtinat e hapura në Shalë i ka hapur rrugë agroturizmit në atë zonë.
Gjatë vizitës së tij, drejtori Kadriu ka pasur rastin të dëgjoj nga afër rrëfimin e Bardhoshit për zhvillimin e turizmit në zonën e Shalës së Bajgores, që e ka bërë ndër vite pa asnjë përkrahje financiare.
Me këtë rast, drejtori Kadriu ka garantuar z. Asllani se do ti qëndroj pranë atij dhe vizionarëve tjerë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet e DBZHR-së.
“Si drejtori ne kemi përgjegjësi edhe agroturizmin, andaj do të bashkëpunojmë me njerëz të vyer e punëtorë”, është shprehur ndër të tjerash drejtori Kadriu.