Lajme

Komiteti për Politikë dhe Financa diskuton Draft-Buxhetin Komunal për vitin 2022 dhe parashikimet për vitet 2023-2024

  • 03/02/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Komiteti për Politikë dhe Financa diskuton Draft-Buxhetin Komunal për vitin 2022 dhe parashikimet për vitet 2023-2024
Në mbledhjen e 2-të të jashtëzakonshme të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), të drejtuar nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Vesa Broja, dhe në prani të kryetarit të komunës, Bedri Hamza, anëtarëve të KPF-së dhe drejtorëve komunal, janë diskutuar dhe shqyrtuar disa pika të rendit të ditës.
Në këtë mbledhje anëtarët e KPF-së pas disa diskutimesh kanë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës si; Draft-Buxheti 2022-2024; Propozim-vendim për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2021 në buxhetin e vitit 2022; Raport nga tubimi i Kryetarit të Komunës me publikun.
Këto pika të rendit të ditës do të kalojnë për miratim dhe shqyrtim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës.