Lajme
Drejtori Gëzim Stavileci viziton shoqatën HANDIKOS në Mitrovicë
- 01/02/2022
- By RTV Mitrovica
Vizitën e parë zyrtare Drejtori i Administratës në Komunën e Mitrovicës, Gëzim Stavileci, e bëri në shoqatën HANDIKOS në Mitrovicë.
Aty shkoi për t’i njoftuar lidhur me ndarjen e subvencioneve për këtë vit nga Drejtoria e Administratës, për mbështetje financiare të projekteve nga thirrja publike, përmes të cilës do të përkrahet edhe kjo shoqatë, për dallim nga viti paraprak që nuk është shpallur asnjë thirrje.
Drejtori Stavileci ka theksuar se Drejtoria e Administratës brenda këtij viti do të ofroj qasje më të lehtë për personat me aftësi të kufizuara përmes ashensorëve, të cilët tha se do të rregullohen në objektin e Komunës së Mitrovicës, në Qendrën për Punë Sociale dhe Gjimnazin “Frang Bardhi”.