Lajme

Tërnava priti në takim përfaqësuesit e lagjes “Shemsi Ahmeti”

  • 28/01/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtori i Drejtorisë për Planifikim dhe Urbanizëm, Edison Tërnava, ka pritur në takim përfaqësuesit e lagjes “Shemsi Ahmeti”, respektivisht banorët e rrugës “Agim Ramadani”.

Ky takim është realizuar me ftesë të vet drejtorit Tërnava, i cili i njoftoj banorët lidhur me implementimin e planit të punës së Drejtorisë së Planifikimit dhe Urbanizmit, dhe fillimin e realizimit të planit rregullues urban, pjesë e së cilës është edhe lagjja “Shemsi Ahmeti”.

Drejtori Tërnava ka dëgjuar kërkesat dhe propozimet e dhëna nga banorët, me të cilët janë dakorduar që zgjerimet e ndërtimeve pa planifikim urban të harmonizohen me infrastrukturën e re rrugore.

Me realizimin e planit rregullues urban në këtë pjesë të qytetit do të ofrohen lehtësi të shumta rrugore, hapësira për gjelbërim, hapësira për parkingje si dhe hapësirat tjera infrastrukturore.