Lajme
Arrestohen dy persona në Vushtrri, kapen me narkotikë
- 28/01/2022
- By RTV Mitrovica
Dy persona 25 dhe 23 vjeç janë arrestuar nga policia në Vushtrri pasi të njejtit u kapën mbrëmë me një sasi të substancave narkotike.
Arrestimi ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” kur të dyshuarit janë ndaluar për kontrollë nga policia.
Tek njëri prej tyre janë gjetur trembëdhjetë (13) qese që dyshohet të jenë substanca narkotike- marihuanë, ndërsa tek personi tjetër janë gjetur dy cigare të cilat po ashtu dyshohet se përmbajnë substancë narkotike.
“Si provë materiale janë konfiskuar substancat narkotike, te personat e dyshuar, ku te personi i parë substanca e dyshuar ka qenë me sasi 4.9- gram ndërsa te personi i dytë 1-gram,” bën të ditur policia.
Pas procedurës së intervisimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tyre është inicuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.