Lajme
IKSHPK: bartni maskat nē çdo vend dhe vaksinohuni!
- 27/01/2022
- By RTV Mitrovica
Të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë njoftojnë se 24 orët e fundit 6 persona kanë humbur betejën me COVID-19 ndërsa janë regjistruar edhe 3 mijë e 917 raste të reja pozitive, duke e quar në 28 mijë e 751 numrin e rasteve aktive në vend.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë vazhdimisht është duke bërë thirrje tek qytetarët që të respektojnë rekomandimet dhe masat anti Covid.
“Omicron po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë dhe është varianti dominues në qarkullim që po rëndon gjithnjë e më tepër situatën epidemiologjike dhe mund të ngarkojë institucionet shëndetësore ne ditët në vijim me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Qytetarëve u bëhet thirrje që të mos neglizojnë rekomantimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shmangni udhtimet, qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura.
“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.”
Përveç respektimit të masave IKSHPK qytetarëve u bënë thirrje edhe të vaksinohen!