Lajme

Ujësjellësi: rifillon furnizimi me ujë të pijes në Mitrovicë e Skenderaj

  • 27/01/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” njofton se ka rifilluar prodhimi/furnizimi me ujë të pijes për Mitrovicën dhe Skenderajn.

“Pas një angazhimi maksimal të Menagjmentit të KRU “Mitrovica” dhe Ministrisë se Ekonomisë arrihet që të rikthehet furnizimi me ujë të pijes për popullatën e Mitrovicës dhe Skenderajt. Tani eshte qeshtje kohe, derisa tere rrjeti i furnizimit te mbushet me uje ne menyre qe te gjitha nivelet te kene furnizim me uje te pijes” thuhet në njoftim.

Furnizimi me ujë ishte ndërprerë sot nga ora 10:00 pas ndërprerrjes së prodhimit në Fabrikën/Impiantin për Trajtimin e Ujit në Shipol.

Në njoftimin e mëhershëm të Ujësjellësit thuhej se nuk do të ketë furnizim me ujë të pijes për Mitrovicë dhe Skenderaj derisa ujësjëllësi të kryej obligimet ndaj KESCO-s për energjinë e shpenzuar elektrike.

Ndërkohë më vonë u dha njoftimi se rifillon prodhimi/furnizimi me ujë.

Ujësjellësi apelon tek qytetarët që kanë borgje ndaj Kompanisë që ti shlyejnë ato në mënyrë që siç thuhet në njoftim në të ardhmen të mos ballafaqohemi me situata të tilla.