Lajme
Kryetari Bedri Hamza priti në takim përfaqësuesit e Telekomit të Kosovës
- 27/01/2022
- By RTV Mitrovica
Kryetari i komunës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga drejtori Drejtorisë së Prokurimit, Elvis Feka, sot kanë pritur në takim drejtorin e shitjes në Telekomin e Kosovës, Kreshnik Domi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë këtij takimi është biseduar lidhur me ofrimin e shërbimeve të telefonisë mobile për nevojat e Komunës së Mitrovicës me pako sa më të përshtatshme si dhe për shtrirjen e rrjetit të internetit dhe telefonisë fikse në të gjitha institucionet arsimore dhe ato shëndetësore.
Nga ky takim është bërë e ditur se Komuna e Mitrovicës do të ketë ulje të shpënzimeve të telefonisë mobile për 60 %.
Gjithashtu ata u dakorduan që bashkëpunimi mes Komunës së Mitrovicës dhe Telekomit të Kosovës të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.