Lajme

Drejtori Maxhuni viziton Kompaninë Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”

  • 27/01/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtori Maxhuni viziton Kompaninë Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahtir Maxhuni, ka realizuar një vizitë në Kompaninë Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, ku është pritur nga drejtori i kësaj kompanie, Bashkim Kurti.
Qëllimi i këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, si dhe përmirësimi i shërbimeve rreth furnizimit me ujë të pijshëm.
Drejtori i DMSH-së, z. Maxhuni, ka adresuar disa kërkesa të qytetarëve që kanë të bëjnë më mirëmbajtjen e kanaleve fekaleve, si dhe janë diskutuar disa kërkesa të shqiptarëve që banojnë në pjesën veriore të qytetit, ku si pasojë e rrjedhjeve anësore të gypave të ujit janë shkaktuar edhe dëme në pronat private.
Në fund të takimit, drejtori Maxhuni dhe drejtori Kurti u dakorduan që bashkëpunimi dhe koordinimi ndërmjet dy institucioneve të vazhdojë në mënyrë permanente, me qëllim të realizimit të projekteve të përbashkëta në të mirë të qytetarëve.