Lajme
Drejtori Ferdi Kadriu viziton organizatën IADK
- 27/01/2022
- By RTV Mitrovica
Drejtori Ferdi Kadriu viziton organizatën IADK
Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu, ka vizituar organizatën IADK, me ç’ rast është mirëpritur nga drejtori i kësaj organizate, Zenel Bunjaku.
Në këtë takim drejtori Kadriu ka falënderuar organizatën IADK për kontributin e dhënë për Komunën e Mitrovicës, si dhe janë dakorduar që ky bashkëpunim të thellohet edhe në të ardhmen.
Gjithashtu ata u zotuan se do të mbështesin të gjithë bujqit dhe punëtorët e zellshëm me projekte të ndryshme në formë bashkëfinancimi, me theks të veçantë ato të përpunimit të rendimenteve, pakove bujqësore dhe agro turizmit në zonën e Shalës.