Lajme
Mitrovicë: gjendet vetura e vjedhur
- 26/01/2022
- By RTV Mitrovica
Policia e Kosovës në Mitrovicë kanë gjetur veturën e vjedhur ditë më parë në këtë qytet .
Dy persona të dyshuar lidhur me rastin janë intervistuar nga policia.
Me datën 23 janar 2022, është raportuar për vjedhjen e një veture, policia ma të marr informatën ka dal në vend të ngjarjes, ku sipas ankueses vetura në fjalë per një kohë të gjatë ka qëndruar e parkuar.
Hetuesit policor të Stacionit Policor Jug Mitrovice, mbi bazën e informacioneve dhe veprimeve konkrete të ndërmarra, bazuar në të dhënat për llojin veturës dhe elementeve tjera që ndërlidheshin me rastin, me datën 25 Janar 2022, rreth orës 12:00 kane arritur te gjejnë veturën dhe të identifikojnë dy persona të dyshuar.
Dy të dyshuarit F.H., 34 vjeçar dhe M.D., 33 vjeçar janë arrestuar dhe shoqëruar në stacioni policor, ku dhe janë intervistuar nga njësia e hetimeve, dhe me urdhër të prokurorit kujdestar janë liruar në procedure të rregullt, dhe ndaj tyre është iniciuar rasti “Vjedhje e Rëndë”.