Lajme
Drejtoria e Shëndetësisë përmbyll aktivitetet për shënimin e javës së sensibilizimit kundër kancerit të qafës së mitrës
- 25/01/2022
- By RTV Mitrovica
Drejtoria e Shëndetësisë përmbyll aktivitetet për shënimin e javës së sensibilizimit kundër kancerit të qafës së mitrës
Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me QKMF-në “Dr. Nexhat Çuni”, respektivisht njësia për edukim shëndetësor në komunitet, në kuadër të ndërgjegjësimit të muajit të kancerit, konkretisht javës së sensibilizimit kundër kancerit të qafës së mitrës ka realizuar disa aktivitete si;
-Këshilla individuale gjatë vizitave shtëpiake lidhur me parandalimin e kancerit të qafës së mitrës si dhe gjinekologji;
-Këshilla dhe informim rreth kryerjes së PAP- testit në qendrën informuese të gruas;
-Shpërndarja e fletëpalosjeve me material të edukimit shëndetësor në sheshin “Mehë Uka”;
-Përcjellja e numrit kontaktues tek gratë e interesuara për kryerjen e PAP-testit.
Ndërsa sot gjatë ditës është mbajtur edhe aktiviteti përmbyllës në shkollën fillore “Bislim Imeri” në fshatin Kçiq i Madh me gra dhe vajza të moshës madhore, ku nga ky sesion informues të pranishmet përfituan këshilla e informata për parandalim e edukim shëndetësor lidhur me temën e shtjelluar.
QKMF në përkrahje të vazhdueshme nga Drejtoria Komunale e Shëndetësisë kanë në fokus dhe mbesin të përkushtuara gjithnjë në edukim shëndetësor në komunitet, parandalim e sensibilizim.