Lajme
Është mbajtur takimi i dytë me radhë i Task Forcës në Komunën e Mitrovicës
- 24/01/2022
- By RTV Mitrovica
Task Forca e DKA-së, në mbledhjen e mbajtur me 24.01.2022, shqyrtoj dhe analizoj gjendjen e përgjithshme me pandemi në institucionet edukativo-arsimore, duke iu referuar raporteve zyrtare të IKShP-së dhe Rekomandimeve të Task Forcave në nivel të institucioneve edukativo-arsimore.
Me këtë rast, Task Forca e DKA-së në këtë mbledhje shqyrtoj rekomandimet e këtyre Task Forcave të institucioneve edukativo-arsimore:
1. ShFMU “Fazli Greiçevci”;
2. ShMLA “Musa Hoti”;
3. ShFMU “Andon Zako Çajupi”;
4. ShFMU “Abdullah Shabani” (Niveli fillor 1-5);
Task Forca e DKA-së, duke pasur parasysh se Rekomandimet e Task Forcave të shkollave janë bërë para datës 21.01.2022, kur edhe kanë hyrë në fuqi masat e reja për luftimin e pandemisë Covid-19, i fton Task Forcat e këtyre shkollave që t’i rishikojnë rekomandimet e tyre konform masave të reja të datës 21.01.2022, dhe të nxjerrin vendimin për format e organizimit të mësimit sipas skenarëve më të përshtatshëm.