Lajme
IKSHPK: Omicron varianti dominues
- 24/01/2022
- By RTV Mitrovica
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë nëpërmjet një njoftimi për media njofton se variant i virusit Omicron po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë dhe është varianti dominues në qarkullim.
IKSHPK thot se situate epidemiologjike mund të përkeqsohet edhe më shumë në ditët në vazhdim andaj bën thirrje qytetarëve për respektim të masave dhe të mos neglizhojnë rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shamngni udhtimet, qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura.
Po ashtu IKSHPK u bënë thirrje qytetarëve që ende nuk janë vaksinuar që të vaksinohen sepse vaksinimi është mënyra më e mirë për të parandaluar COVID 19.