Lajme

Gjendja e rrugëve në qytetin e Mitrovicës dhe fshatrave përreth

  • 23/01/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës, Bahtir Maxhuni, ka inspektuar situatën e përgjithshme në rrugët e qytetit të Mitrovicës, pas reshjeve të borës.

Shumica e rrugëve janë të kalueshme, ndërkohë që ka intervenime të pandërprera të kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve, sidomos në zonën e Shalës së Bajgores, për shkak të telasheve që paraqiten si pasojë e erërave të forta që mbretërojnë atje.

“Ndonëse në qytet të gjitha rrugët janë të pastruara, në viset rurale ende kemi borë, sidomos në rajonin e Shalës së Bajgores ku kemi pasur intervenime më të shpeshta, dhe janë hasur disa vështirësi në qarkullim si pasojë e fërfëllëzës që mbretëron atje, por aktualisht shumica e rrugëve janë të kalueshme”, ka thënë drejtori Maxhuni.

Kompanitë e kontraktuara kanë intervenuar në Trepçë, Stan Tërg, Melenicë, Vllahi, Bajgorë, Zabërgjë, Tërstenë, Mazhiq, Rashan, Kovaçicë.
Komuna e Mitrovicës apelon tek të gjithë vozitësit që të jenë të pajisur me pajisje dimërore dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.