Lajme
Inspektorati ndalon punimet në ndërtimin e një objekti – “po ndërtohet pa leje”
- 19/01/2022
- By RTV Mitrovica
Inspektorët e ndërtimit në Komunën e Mitrovicës të mërkurën i kanë ndërpre punimet në ndërtimin e një objekti afarist në Shupkovc, saktësisht në magjistralen Mitrovicë- Prishtinë.
Nga Komuna njoftojnë se punimet janë ndërpre pasi që objekti ka filluar të ndërtohet pa leje.
Inspektorët komunal me asistim të Policisë së Kosovës kanë bërë vendosjen e shiritave përreth objektit.
Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Valon Brahimi, bën thirrje tek të gjithë qytetarët të cilët duan të bëjnë ndërtime të objekteve afariste apo të banimit që të pajisen me leje ndërtimi, përndryshe Inspektorati i Komunës është i obliguar që ta zbatoj ligjin dhe të merr masa konform ligjit në fuqi.