Lajme
“𝐔𝐧𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢” largon deponitë ilegale në lagjen Bair dhe në Zhabar të Mitrovicës
- 18/01/2022
- By RTV Mitrovica
Kompania Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave “Uniteti” ka njoftuar se ka larguar dy deponi ilegale njëra në lagjen Bair e tjetra në Zhabar të Mitrovicës.
“Edhe pse kryen shërbimin e rregullt çdo javë në ditën e martë në lagjen Bair, si dhe çdo të mërkure dhe të enjte në Zhabar, prapëseprapë në rrugën “Fadil Deliqi” dhe në rrugën “Ulqini” po krijohen deponi ilegale nga qytetarët, të cilët në mënyra të ndryshme hudhin mbeturina në vend jo të caktuar. Kshtu po krijohet një mjedis jo i shëndetshëm për banorët përreth,” thuhet në njoftimin e Kompanisë.
Uniteti lutë qytetarët që t’i përmbahen orarit që mos të krijohet deponi ilegale, të kontribojmë së bashku për një qytet të pastër.