Lajme

Drejtori Maxhuni pret në takim përfaqësuesit e Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës (FBAK)

  • 17/01/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtori Maxhuni pret në takim përfaqësuesit e Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës (FBAK)
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahtir Maxhuni, ka pritur në takim përfaqësuesit e Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës, Fidan Abazi si dhe Eroll Brezhnica.
Gjatë këtij takimi, të pranishmit njoftuan drejtorin Maxhuni lidhur me aktivitetet që realizon kjo federatë, e cila është në kuadër të “Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës”.
Nga të pranishmit u theksua se FBAK angazhohet në promovimin dhe vazhdimin e traditës mbi 90 vjeçare të bjeshkatareve në Kosovë dhe janë të dedikuar në mbrojtjen, konservimin dhe qasjen në bjeshkët e Kosovës.
Drejtori Maxhuni, e vlerësoi si shumë të rëndësishme vizitën e përfaqësuesve të kësaj federate duke ofruar bashkëpunimin e tij në fushën e kërkim-shpëtimit malor, me ç’rast potencoi rëndësinë e pjesëmarrjes në aktivitete të DMSH-së, me theks të veçantë në veprimet fushore të kësaj drejtorie.