Lajme

ShKShMK, apel për qytetarët që frekuentojnë zonat malore

  • 13/01/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdesë kur lëvizin në zonat malore të vendit.

Ky apel vjen pas rastit të djeshëm që ka ndodhur në Brezovicë ku në afërsi të kësaj qendre skijimi kishin humbur një një grup i ski-bjeshkatarëve vendas.

Përkundër vëshitrësive për shkak të motit ekstrem në atë zonë, intervenimi profesional dhe i menjëhershëm i pjestarëve të Kërkim Shpëtimit Malor ka bërë që personat e humbur të gjenden dhe të evakuohen. Fatmirsisht gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.
Ngjarja u bë e ditur nga një postim në Facebook nga vetë ShKShMK.

Postimi i plotë:

Me datën 12.01.2022 në orën 17:35 pranuam një thirrje për ndihmë nga një grup i ski-bjeshkatarëve vendas, të cilët kishin humbur në mjegull dhe stuhi në afërsi të qendrës skitare “Brezovicë”.
Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor i Kosovës menjëherë aktivizohet duke kërkuar nga të humburit dërgimin e kordinatave.
Me pranimin e kordinatave menjëherë identifikohet lokacioni se ku gjindeshin, dhe jipen instruksionet që mos të lëviznin nga vendi dhe të qëndronin të sigurtë.
Me një kordinim të shpejtë arrihet organizimi dhe fillimi i operacionit pas një kohë shumë të shkurtë.
Anëtarët:Bardhosh Morina, Donat Hoti dhe dy bjeshkatarë lokal nga Komuna e Shtërpcës Nikola Grbic, Sinisa Cumpalovic pajisjen dhe nisen në drejtim të kordinatave të dërguara.
Në orën 19:40 arrihet në zonën e incidentit dhe për shkak të kushteve të rënduara dhe dukshmërisë nuk mundën të takohen, por vetëm dëgjojnë zërin e njëri tjetrit.
Në orën 20:40 pas një ngjitjeje dhe orientimi në kushte extreme arrihet me shumë vështirësi gjetja dhe shpëtimi i të humburve.


Duhet të ceket që operacioni ka pasur shumë vështirësi pasi që edhe komunikimi me telefon me të humburit është ndërprerë shkaku i ndaljes së telefonëve nga i ftohti i madh.
Në orën 22:00 përfundon evakuimi i të humburve në qendrën skitare.
Personat e humbur janë shoqëruar me kujdes deri në qendër në gjendje stabile shëndetësore,gjendja e tyre është e mirë dhe vazhdojnë të ngrohen dhe stabilizohet pasi që ishin të ekspozuar në kushte atmosferike extreme.
Skuadrat tjera gjatë kryerjes së operacionit, janë nisur për tu bashkangjitur në operacion, por fatmirësisht evakuimi i viktimave është arritur pa pasur nevojë për mbështetje operacionale.
Udhëheqësit e ShKShMK janë kordinuar me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera deri në përfundimin e operacionit.
Falenderojmë përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit për profesionalizëm dhe shpirtin human, duke realizuar një operacion të suksesshëm të Kërkim Shpëtimit Malor,është evituar një tragjedi e pa shmangshme!
Apelojmë që të keni kujdes në lëvizjet e juaja nëpër zonat malore, dhe për çdo urgjencë luteni që të kontaktoni shërbimin.
Rikujtim: Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor i Kosovës funksionon në kuadër të Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës, është shërbim profesional në baza vullnetare.