Lajme
Vdes tragjikisht gazetari i RTV Mitrovica Hysni Syla.
- 05/01/2022
- By RTV Mitrovica
Tragjedia e dytë për RTV Mitrovica brenda javës.
Pas vdekjes në gjumë të Ismail Hoxhës të martën e kaluar, mbrëmë u shkel nga vetura në qendër të Mitrovicës dhe shkoi në botën tjetër edhe gazetari tjetër veteran i RTV Mitrovica, Hysni Syla (1950-2022).
Në arkivin e TV Mitrovica mbetet një arkiv i pasur me Reportazhe dhe Intervista të realizuara nga Hysni Syla.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në Zasellë të Mitrovicës në ora 16.00.
Stafi i RTV Mitrovica u shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe miqve të tij.