Lajme

23 vjet nga rënia e Heroit Xhevat Jusufi

  • 03/01/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Sot u bënë 23 vjet nga rënia heroike e ish komandantit të UÇK-së Xhevat Jusufi.

Me rastin e këtij përvjetori kryetari i Komunës së Mitrovicës Bedri Hamza dhe drejtorët e drejtorive komunale në Mitrovicë bënë homazhe tek lapidari i heroit në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë.

Hamza e vlerësoi lartë kontributin dhe vepren e heroit Xhevat Jusufi, në luftën për liri dhe pavarësinë e vendit.

Në nderim të jetës dhe veprës së heroit Xhevat Jusufi, homazhe bënë edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferid Idrizi, ish kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, gjeneral, Rrahman Rama, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë dhe bashkëluftëtarë të tij.

Xhevat Jusufi ishe komandant për logjistikë i UÇK-së në Zonën Operative të Shalës. U vra më 03 Janar 1999 në Smrekonicë të Vushtrrisë.