Lajme
Festë e qetë në Kosovë
- 01/01/2022
- By RTV Mitrovica
Policia ka bërë të ditur se festa e fund vitit ka kaluar e qetë dhe pa incidente madhore.
“Referuar raportimeve nga të gjitha Drejtoritë Rajonale Policore (DRP), nata e vitit të ri ka kaluar kryesisht e qetë”.
“Janë raportuar disa raste ku janë përdorur armë zjarri ‘për të festuar’ dhe incidente me lëndime të lehta nga përdorimi i pakujdesshëm i mjeteve piroteknike” thuhet në njoftimin e policisë.