Lajme
Kryetari Hamza pret në takim nxënësit e shkollës fillore “Abdullah Shabani”
- 31/12/2021
- By RTV Mitrovica
Në ditën e ndërrimit të motmoteve, kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur në takim nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “Abdullah Shabani” në Mitrovicë.
Kryetari Hamza ka njoftuar nxënësit për punët dhe shërbimet e institucionit të komunës, si dhe për angazhimet e komunës në raport me arsimin dhe shkollat, derisa ka kërkuar nga nxënësit që të mësojnë dhe të jenë shembull për në mësim dhe në aktivitete tjera edukative dhe arsimor.
Në fund të takimit kryetari Hamza, mësimdhënësve dhe nxënësve ju uroj festën e Vitit të Ri, duke theksuar se komuna do të bëj çmos që të siguroj kushte sa më të mira për mësim.