Lajme
40 vjet me “Cicërimat buzë Ibrit”
- 30/12/2021
- By RTV Mitrovica
Në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, sot është mbajtur edicioni i 40-të i Festivalit të Këngës për Fëmijë “Cicërrimat buzë Ibrit”.
Në mesin e shumë pjesëmarrësve, i pranishëm ishte edhe nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, si dhe drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava.
Festivali, “Cicërrimat buzë Ibrit”, është një projekt tradicional që organizohet nga Shoqata e Muzicientëve të Mitrovicës në përkrahje nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit dhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë e Sportit të Mitrovicës.
Drejtoresha artistike e këtij festivali, Lirije Halili Koshi, ka thënë se në edicionin e 40-të të festivalit, fëmijet do të performojnë vlera artistike nga kompozitorët e tekstshkruesit më të njohur.