Lajme

25 vjet nga rënia e Heroit Mehë Uka

  • 29/12/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Sot u bënë 25 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Mehë Uka.

Drejtuesit e Komunës së Mitrovicës dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së,vendosën kurora lulesh tek shtatoria e Heroit në sheshin e qytetit në Mitrovicë.

Kryetari Bedri Hamza tha se po përkujtohet sakrifica sublime e heroit të kombit Mehë Uka, i cili dha jetën e tij për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

“Sot, bashkë me stafin tim dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, në 25-vjetorin e rënies së heroit Mehë Uka, po përkujtojmë sakrificën dhe veprën e tij për liri dhe pavarësi, si dhe luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi heroit Mehë Uka, lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit”, është shprehur kryetari Hamza.