Lajme
Mos luani me to!
- 28/12/2021
- By RTV Mitrovica
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë apelon tek qytetarët të mos luajnë me mjete piroteknike për shkak se siç thuhet në njoftimin e IKSHPK-së për çdo festë lëndohen dhjetra njerëz nga përdorimi i tyre.
” Lëndimet nuk riparohen, ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve”, thuhet në një postim të IKSHPK-së në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
Qytetarë të nderuar!
Mos luani me mjete piroteknike!
Statistikat flasin per minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hudhja e mjeteve piroteknike!
Lëndimet nuk riparohen!
Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve!