Lajme
Kryetari Hamza priti në takim koordinatorin e TIKA-s Cihan Dinçer
- 28/12/2021
- By RTV Mitrovica
Kryetari i komunës, Bedri Hamza, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim koordinatorin e Agjencisë Turke TIKA, Cihan Dinçer me bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësitë e investimeve të ndryshme dhe mbështetjen e projekteve konkrete në Komunën e Mitrovicës.
Kryetari Hamza ka falënderuar Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA dhe përmes tyre edhe Qeverinë e Turqisë dhe popullin turk, që me projekte të ndryshme po ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të qytetit.
Ndërsa koordinatori i TIKA-s z. Dinçer është shprehur falënderues për mikpritjen dhe ka potencuar gatishmërinë e tij për mbështetje të projekteve në Komunën e Mitrovicës. Të dy palët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit më tutje për realizimin e projekteve që do të përkrahin në të ardhmen qytetin e Mitrovicës dhe qytetarët e saj.