Lajme

Rezultatet e pyetësorit “Gjendja aktuale dhe e ardhmja e sportit në Mitrovicë”

  • 26/12/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Duket se qytetarëve të Mitrovicës temat që lidhen me sportin ju ngjallin shumë interesim. Në pyetësorin online nëpërmjet mekanizmit ECR(Engaged Citizens Reporting) me temën “Gjendja aktuale dhe e ardhmja e sportit në Mitrovicë” u përgjigjën gjithsejt 100 qytetarë/e. (Nga të gjithë pyetësorët që kemi lansuar ky është pyetësori me më së shumti përgjigje deri tani.)

Përqinjda më e madhe e përgjigjeve vjen nga moshat e reja ndërmjet 18 – 24 vjeç me 31%.

Sa i përket gjinisë pyetësorit iu përgjigjën më shumë burra se gra nga gjithsejt 100 përgjigje vetëm 6 morëm nga gratë ndërsa 94 përgjigje ishin nga burrat.
Në pyetjen si e vlerësoni gjendjen e përgjithshme të sportit në Mitrovicë? 65% e atyre që kanë plotësuar pyetësorin thanë se gjendja e përgjithshme e sportit në Mitrovicë është deri diku e mirë, 17% thanë se gjendja është e keqe, 15% than se gjendja është e mirë ndërsa vetëm 3% thanë që gjendja është shumë e mirë.

Duke qenë se pjesa më e madhe e pergjigjeve ishin se gjendja e përgjithshme e sportit në Mitrovicë është deri diku e mirë dhe e keqe, arsyet pse qytetarët mendojnë kështu janë të ndryshme…
Shumica e qytetarëve kanë përmendur mungesën e investimeve si një faktorë që dinkon në rezultate jo të kënaqshme në sport e që bënë që gjendja të jetë jo e mirë.
Qytetarët kanë përmendur “keqmenaxhimin”, “mungesën e profesionalizmit” në klube, planifimikimin e politikën si të jera arsye që ndikojnë në gjendjen e sportit mitrovicas.

Një qytetarë ka thënë se gjendja e sportit në Mitrovicë është deri diku e mirë sepse sipas tij “klubet nuk kanë plane afatgjate”.

Një tjetër qytetar ka thënë se “fokusohen shumë në sporte të popullarizuara (futboll e basketboll) ku sipas tij ka më shumë nepotizëm, sepse lojtarët janë fëmijët e “dikujt”. Ndërsa, sportet tjera dhe ato individuale nuk trajtohen as nga donatorët.”

“Në Mitrovicë disa klube ndihmohen ndërsa me disa tjera nuk merren hiq, psh ne si klub I volejbollit kemi vështirësi me ba një termin në sallen Minatori për ushtrime e le ma diçka tjetër, edhe kemi ba kërkesë për termin, asnjëherë nuk është përgjegjur DKRS. Ata nuk merren hië sidomos me ekipet e vogla që janë fillestare e që kanë vështirësi me mbajt klubin” është shprehur një tjetër qytetar.

“Ska investime dhe sportistat nuk janë në vendin e duhur”, mendon një qytetar që ka plotësuar pyetësorin.

Në pyetjen çka i mungon sportit në Mitrovicë? 49% e qytetarëve than se mungojnë investimet në klube, 26% thanë se mungojnë investimet në grupmoshat e reja, 21% than se mungojnë investimet në infrastrukturë. 4% zgjodhën opsionin tjetër. Në përgjigjet se çka tjetër, specifikisht i mungon sportit në Mitrovicë, përgjigjet ishin: menaxhmenti professional, aktivizimi i sportit nëpër shkolla, mbajtja e talentëve dhe një tjetër kishe shkruajtur: mungon infrastruktura, investimet në klube dhe grupmosha të reja.


Në pyetjen se cfarë duhet të bëhet që të përmirësohet gjendja e sportit në Mitrovicë, shumica e përgjigjeve kanë qenë se duhet përkrahje financiare për sportin, investime në klube, investime në gjereata të reja, investime në infrastrukturë si dhe investime në kuadro profesionale.
Një gjë tjetër që është cekur në pyetësor që duhet të bëhët për të përmirësuar gjendjen e sportit në Mitrovicë është:
“të afrohen njerëz që i kanë kushtuar jetën sportit, e jo shumë sportista të mbeten anash sepse kjo ndikon në mos suksesin e sportit në përgjithësi.”
“Sportistat me hy në sport”

Kush është përgjegjës për gjendjen aktuale të sportit në Mitrovicë?

45% e qytetarëve që kanë plotësuar pyetësorin e që është pjesa më e madhe, kanë thënë se përgjegjëse për gjendjen aktuale të sportit në Mitrovicë, është Komuna e Mitrovicës, 28% kanë thënë se përgjegjëse janë klubet, 17% kanë thënë se është Qeveria, dhe 10% kanë mendime tjera, dikush i fajson të gjithë, dikush bizneset që hezitojnë të sponsorojnë sportin, dikush kryesitë e klubeve, e dikush rrethanat në të cilat gjendet qyteti i Mitrovicës.

 

Në pyetjen se në cilat sporte duhet të orientohen investimet në të ardhmën?
Qytetarët patën këto përgjigje:
67% mendojnë se investimet në të ardhmen duhet të orientohen në futboll
5% kanë thënë se investimet duhet të orientohen në Hendboll
4% në basketboll
3% në atletikë,
3 % në volejboll
3% në xhudo
2% në boks
1% në karate
Ndërsa 12% kanë zgjedhur opsionin tjetër
Nga këta 12% shumica kanë thënë se investimet duhen orientuar në të gjitha sportet, por ka qytetarë që mendojnë se investimet duhet të orientohen edhe në sporte tjera siç është Noti e Shahu.

Pyetësori me qytetarë/e u realizua nëpërmjet mekanizimit ECR që është shkurtesë e Engaged Citizens Reporting apo Raportim Përmes Angazhimit Qytetar. ECR është një platformë online që u jep mundësi qytetarëve që të bashkëpunojnë me median (në këtë rast me TV MITROVICËN) për të raportuar problemet, shqetësimet dhe ngjarjet në komunitetin ku jetojnë, për të propozuar tema me interes për ta dhe për të kërkuar zgjidhje apo përgjigje nga ana e institucioneve përgjegjëse.
Pyetësori ku ju mund të propozoni tema për TV MITROVICËN vazhdon të mbetet i hapur në faqen tonë (te rubrika Pyetësor).

( Storien e pare që del si produkt i këtij pyetësori mund ta shikoni në këtë linkhttps://www.youtube.com/watch?v=71bzQe1oRUQ )