Lajme

Vushtrri, arrestohet personi që kanosi zyrtarin e Gjykatës

  • 24/12/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se është arrestuar një person që ka kanosur një zyrtar të Gjykatës Themelore të Mitrovicës – Dega në Vushtrri.

“Rreth orës 10:10, Stacioni Policor Vushtrri ka pranuar një informatë se një person kishte kanosur një zyrtar të Gjykatës Themelore të Mitrovicës-Dega në Vushtrri, gjatë seancës gjyqësore e cila ishte duke u mbajtur ndaj të dyshuarit për një çështje penale të mëhershme, dhe se personi i dyshuar ishte larguar nga objekti i gjykatës”, bënë të ditur policia.

Personi i dyshuar me inicialet I.M. 69 vjeçar shtetar i Republikës së Kosovës është arrestuar më vonë nga policia në Vushtrri. Me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Kanosje”.