Lajme
Projekti i ndërtimit të shtëpive në Frashër së shpejti funksional
- 24/12/2021
- By RTV Mitrovica
![](https://rtvmitrovica.com/app/uploads/2021/12/Untitled.png)
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur të premtën për vizitë drejtorin e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, humanistin Halil Kastrati.
Në takimin e sotëm kryetari Hamza ka falënderuar humanistin Halil Kastrati për kontributin e shoqatës që ai drejton, duke vlerësuar angazhimin e tij në ndërtimin e shtëpive dhe formave të tjera të ndihmave humanitare që u ka ofruar familjeve të Komunës së Mitrovicës.
Gjatë këtij takimi është bërë e ditur se projekti i ndërtimit të shtëpive në fshatin Frashër do të jetë funksional së shpejti dhe do të jetë në disponim për shfrytëzim për familjet në nevojë që janë përzgjedhur përmes konkursit publik.
Gjithashtu në këtë takim u bisedua për mundësinë e bashkëfinancimit mes Komunës së Mitrovicës dhe Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” në projektet tjera të cilat do të shërbejnë për qytetarët e Mitrovicës.