Lajme
Mitrovicë: Kryetari Bedri Hamza priti në takim kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi
- 17/12/2021
- By RTV Mitrovica
Kryetari i komunës, Bedri Hamza, ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas marrjes së detyrës së tij që të jetë në shërbim të qytetarëve të Mitrovicës.
Kryetari Hamza e falënderoi kryetarin e PDK-së, z. Krasniqi për vizitën e tij dhe suksesin e përbashkët të arritur, duke vënë në pah synimet e tij në realizimin e planeve për zhvillimin e komunës me projekte konkrete dhe punë të ndershme në të mirë të qytetarëve të Mitrovicës, ku transparenca dhe llogaridhënia do të jenë parime të panegociueshme të ekzekutivit.
Ndërsa z. Krasniqi ofroj angazhimin e tij në jetësimin e programit të kryetarit Hamza i cili do të jetë një model i qeverisjes në vend dhe do të ofroj transformim dhe perspektivë zhvillimit ekonomik të Mitrovicës.